Ministria e Shëndetësisë së Kosovë ka njoftuar se nga data 09 janar 2024, qytetarët e vendit mund të përzgjedhin mjekun familjar brenda zonës së banimit.
Sipas MSh, në zbatim të planit të veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, nga data 09 Janar 2024 ju mund të përzgjidhni mjekun tuaj familjar brenda zonës së banimit, përcjell Gazeta Shneta.
Ky plan do të filloj në komunat: Prishtinë (QMF5- Ulpianë dhe QMF6- Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog dhe pas periudhës testuese do të shtrihet në tërë territorin e vendit.
“Përzgjedhja e mjekut familjar ndihmon në ruajtjen dhe përcjelljen e qytetarëve në vazhdimësi, rritë kënaqshmërinë me shërbime dhe ulë shpenzimet e kujdesit shëndetësor”, thuhet tutje nga MSh-ja.
Komunikata e plotë:
Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,
Në zbatim të planit të Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, nga data 09 Janar 2024 ju mund të përzgjidhni mjekun tuaj familjar brenda zonës së banimit.
Përmes përzgjedhjes do të krijohet lista e banorëve/pacientëve për mjekun familjar.
Ky plan do të filloj në komunat: Prishtinë (QMF5- Ulpianë dhe QMF6- Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog.
Pas periudhës testuese, Plani do të shtrihet në të gjitha komunat në nivel vendi.
Përzgjedhja e mjekut familjar ndihmon në ruajtjen dhe përcjelljen e qytetarëve në vazhdimësi, rritë kënaqshmërinë me shërbime dhe ulë shpenzimet e kujdesit shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë, do të ju informoj për mënyrën e aplikimit të përzgjedhjes se mjekut familjar brenda zonës suaj të banimit.




