Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në rritje numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut, QKTGj-ja synon t’i eliminojë dhuruesit familjarë

Lajme 25/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Safete Maliqi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj), ka arritur t’i plotësojë rezervat e gjakut. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Safete Maliqi, udhëheqëse e Departamentit të Dhurimit të Gjakut në QKTGj.

Maliqi ka thënë se këtë vit, numri i dhuruesve të gjakut është rritur, ndërsa numri i dhuruesve familjarë është në zvogëlim. Këtë të fundit, synojnë që ta eliminojnë në tërësi.

Ajo ka apeluar që numri i dhuruesve të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, për çka falënderon të gjithë dhuruesit vullnetmirë.

“Qendra Kombëtare e transfuzionit të gjakut është e angazhuar për grumbullimin e rezervave të gjakut për nevojat e klinikave këtë vit kemi pasur një shtim të numrit të dhuruesve vullnetarë kjo është një motiv shtesë për të qenë optimist për të ardhmen qytetarët kanë arritur një pjekuri të lartë të kontributit të tyre në humanizëm dhe kjo tregon një hap drejtë qytetërimit të një shteti në zhvillim”, u shpreh ajo.

Kjo Qendër, sipas Maliqit do të synojë që ta eliminojë dhurimin e gjakut nga familjarët dhe të mbetet vetëm për vullnetarë. E për nevojat që i ka kjo Qendër, qytetarët mund të informohet edhe përmes një data-baze.

“Numri i dhuruesve është në rritje. Është me rëndësi të ceket se numri i dhuruesve vullnetarë është në rritje dhe numri i dhuruesve familjarë është në zvogëlim dhe kjo na jep shumë një shpresë që të ardhmen shumë të afërt ne kemi me e eliminuar dhurimin familjar dhe të gjithë dhuruesit kanë me qenë vullnetarë. Dhuruesit vullnetarë kanë një përparësi sepse vijnë ata kur janë mirë kur përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore dhe paraqitën në çfarëdo kohe kur ne kemi nevojë për krijimin e rezervave në mungesë eventuale të ndonjë grupi i cili ka kohë që ndonjëherë nga mungon ndonjë grup i caktuar por ne kemi data bazën ku ata janë të gatshëm secilën herë t’i përgjigjën dhurimit për t’i kontribuar shërimit të pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën e QKUK-së dhe qendrat tjera”, ka thënë ajo.

Maliqi ka thënë se aktualisht nuk kanë mungesë të ndonjë grupi të caktuar dhe se eventualisht për këtë ata menjëherë organizohen.

“Për momentin nuk kemi mungesë të ndonjë grupi të caktuar nuk do shqetësohen qytetarët ne kemi rezerva të mjaftueshme të gjakut por ndonjëherë mungon ndonjë grup i caktuar dhe brenda ditës organizohemi që ta sigurojmë atë grup gjaku, qytetaret nuk kanë pse të shqetësohen por u mbetet vetëm të dhurojnë gjak”, u shpreh Maliqi.

Artikulli paraprakPër 11 muaj, 142 mijë pacientë morën shërbime nga Radiologjia – Nuza: Katër muaj lista e pritjes, kërkohet staf shtesë
Artikulli i rradhës Shkaku i vdekjes së çiftit në bjeshkë, Prokuroria: Rryma është një nga pistat, po e presim obduksionin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.