Mjeku nga Lugina e Preshevës Fatmir Arifi ka kaluar me sukses provimin subspecialistik nga lëmia e gastoetnerologjisë.
Kështu ka njoftuar anëtari i komisionit Dr. Skender Telaku përmes një postimi në facebook ku ka përshkruar ecurinë e provimit, shkruan Gazeta Shneta.
“Ne fillim u mbajt pjesa praktike e provimit ku pranë shtratit të të sëmurëve u ekzaminuan dy te sëmurë. Pastaj, Dr. Fatmiri bëri nje kolonoskopi dhe së fundi ekzaminoi me ultrazë transabdominal një të sëmur. Si në endoskopi ashtu edhe në ultrazë dr. Fatmiri ishte shume i suksesshëm. Së fundi, iu nënshtrua pjesës teorike të provimit ku tregoi njohuri te nivelit te larte nga gastroenterohepatologjia”, ka shkruar Telaku.
Postimi i tij i plotë:
Urime Luginë e Preshevës!
Sot dr. Fatmir Arifi iu nënshtrua provimit subspecialistik nga gastroenterologjia ne komisionin e emëruar nga Komiteti Specialistik Kirurgji Gastroenterologji në përbërje Prof. Argjira Shkololli, Aida Polloshka dhe Skender Telaku.
Ne fillim u mbajt pjesa praktike e provimit ku pranë shtratit të të sëmurëve u ekzaminuan dy te sëmurë. Pastaj, Dr. Fatmiri bëri nje kolonoskopi dhe së fundi ekzaminoi me ultrazë transabdominal një të sëmur. Si në endoskopi ashtu edhe në ultrazë dr. Fatmiri ishte shume i suksesshëm. Së fundi, iu nënshtrua pjesës teorike të provimit ku tregoi njohuri te nivelit te larte nga gastroenterohepatologjia.
Ne si Klinikë e Gastroenterohepatologjisë ndihemi shumë krenar që kemi ndikuar ne përgatitjen profesionale të një mjeku ambicioz nga Lugina e Preshevës, i cili pa mëdyshje e ka një të ardhme të ndritshme si gastroenterohepatolog.
Përgëzojmë familjen Arifi dhe mbarë Luginën e Preshevës për këtë sukses! Suksese të reja!




