Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy mjekë të cilët u kthyen nga Evropa, u punësuan në Spitalin e Gjilanit

Lajme 30/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini tha se ky rast është me rëndësi pasi që në këtë kohë kur shumë mjekë kanë ikur, ata janë kthyer në Kosovë.

Viteve të fundit numri i mjekëve të cilët po largohen nga Kosova në vende të ndryshme të Evropës nuk ka qenë i pakët.

Por, nuk mungojnë rastet kur mjekët nga jashtë po kthehen të vazhdojnë karrierën e tyre në institucionet shëndetësore të vendit.

Një rast i tillë është në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Arsim Emini, ka treguar për Plus Tv, se nga shtatori kanë pranuar në punë dy mjekë kirurgë, që janë kthyer nga Evropa për të punuar e kontribuar në shëndetësinë kosovare, raporton PlusTV.

Ai u shpreh se punësimi i tyre, me përvoja nga vendet e Perëndimit, ka ndikuar që Reparti i Kirurgjisë, të funksionalizohet siç duhet në Spitalin e Përgjithshëm të Anamoravës.

Dr. Emini tha se ky rast është me rëndësi, pasi që në këtë kohë kur shumë mjekë kanë ikur, ata janë kthyer në Kosovë.

“Janë dy mjek kirurgë, që janë kthyer në Kosovë dhe kanë vendosur me punu për Spitalin e Gjilanit, në fillim të shtatorit janë pranu në spital, Reparti i Kirurgjisë. Njëri kishte qenë më Gjeramani e tjetri në Zvicër, kanë punu më herët në Kosovë njëri në QKUK, madje ka shkuar në Zvicër e tjetri në spital të Mitrovicës, dhe tani janë kthyer te na. Unë besojë që ka me pas lëvizje, kanë me shku por nuk do të gjejnë kënaqësinë e punës si në vendlindje. Edhe unë jam njëri prej atyre mjekëve që kam shkuar jashtë dhe jam kthyer”.

“Ky rast është me rëndësi pasi që në këtë kohë kur të tjetër po ikin ata janë kthyer. Dy mjek kirurgë, njëri nga Kamenica e tjetri nga Vitia. Përveç që kanë vendos me u kthy janë edhe punëtor, këta mjekë kanë sjellur përvojën e tyre nga vendet e Perëndimit, frymën e punës së atjehit, kulturën e punës dhe u kemi ofruar kushtet. E kanë marrë barrën kryesore të punëve në Repartin e Kirurgjisë, dhe mundem me thanë lirishtë që në tre katër muajt e fundit, te këtij viti Kirurgjia ka bërë hapin më të madh në krejt spitalin fal dy mjekëve të cilët nga perëndimi kanë sjellur përvojën e atjeshme profesionale dhe unë besojë dashurinë për punë në vendin e tyre“, tha mes tjerash drejtori Emini për PlusTV.

Ndryshe, sipas raportimeve, vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë kjo përshkak të kushteve jo të mira të punës dhe pagave të ulëta./PlusTV/

Artikulli paraprakQeveria e Shqipërisë e ndihmon Bujar Bukoshin me 50 mijë Euro për shërim
Artikulli i rradhës Këta janë mjekët dhe infermierët e vitit 2023 në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.