Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Arsim Thaçi i dëshpëruar me atë që pa në QKUK, kërkon takim sy me sy me Kurtin

Lajme 03/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas shumë vjetësh të ushtrimit të profesionit në Gjermani si specialist i Otorinolaringologjisë, dr. Arsim Thaçi, pesë vjet me parë vendosi të kthehej të jetojë në vendlindjen e tij.

Por ajo çfarë pa në shëndetësinë kosovare e zhgënjeu tej mase. Në një intervistë për “Indeksonline”-n dr. Thaçi thotë se nuk mund të heshtë dhe t’i mbyllë sytë para gjendjes së rënduar në shëndetësinë kosovare.

Së fundmi ai ka kryer disa operacione falas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja e kësaj të fundit e ka zhgënjyer andaj ai do dhe një takim sy me sy me kryeministrin Kurti, që të flasë me të për këtë gjendje.

Thotë se nuk e do një shëndetësi dhe një Kosovë të tillë dhe se për këtë do ta ngre zërin. Por lutet që të mos vijë dita, kur ai t’i marrë valigjet dhe ta lërë Kosovën.

Thaçi ka thënë se ka investime në aparatura, por nuk ka njerëz që dinë të punojnë me to.

“Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Kosovës dhe mua është me u largu, me i marrë koferat gjatë natës me u largu dhe me ardh me i varros prindërit kur të vdesin. Nuk do të vij deri atë ditë duhet me parandalu. Nuk po bëjë show mediatik këtu, por krejt dhe drejt”, tha ai./Indeksonline/

Artikulli paraprakMbi 8 mijë lindje gjatë vitit 2023 në Gjinekologji të QKUK-së
Artikulli i rradhës 713 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë 2023-tës

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.