Pas pothuajse 40 vite punë është pensionuar shefja e repartit F në Klinikën Infektive doktoresha Sadije Namani.
Namani ka punuar në Klinikën Infektive që nga viti 1984. Për 27 vite ajo ka punuar në Repartin e infeksioneve të SNQ dhe Respirator të fëmijëve, ndërsa nga viti 2010 ka udhëhequr repartin F ku trajtohen pacientët me gjendje febrile dhe zoonozat, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Sadije ka përfunduar shkollën e mesme në “Bentley High School” si ‘exchange’ student ndërsa ka qenë bursiste e Universitetit të Prishtinës dhe me notë mesatare 9.8.
Namani ka publikuar artikullin për epideminë e meningjitit ne Kosove ne vitin 2000, ku u hospitalizuan rreth 540 paciente te cilet i kishte trajtuar ajo.

Me vite me radhe ishte pjese e stafit akademik edhe te universiteteve te tjera si UBT, AAB e Rezonanca.
Përfundoi Doktoratën në Universitetin e Shkupit në Maqedoninë Veriore më 10.01.2012
Pjesemarrese ne konferenca nderkombetare, shpesh edhe si e vetmja shqiptare.
Namani ka kontribuar në arsimimin e 38 gjeneratave të Fakultetit të Mjekësisë:
Specialisti me i mire i vitit 2007 nga klinika Infektive
Anëtare e ESPID (European Society of Pediatric Infectious Diseases)
Anëtare e ESCMID (European Society of Clinical Microbiology and
Infectious Diseases)
Anëtare e ISID (International Society of Infectious Diseases)
Anëtare e Shoqatës së Infektologëve të Kosovës
Anëtare e Bordit Editorial të gazetes EC Paediatrics
Impakt faktorin 20.52
h-indexi 7,
E cituar ne Ebook: Bacterial Meningitis—Advances in Research and Application: 2012 Edition.

E cituar ne punimin e magjistratures: Etiology of bacterial meningitis in Ethiopia, 2007 – 2011: a retrospective study. Arslan Ahmed. Oslo; 2012.
E cituar ne punimin e magjistratures: Predictors of Bacterial Meningitis among Paediatric patients aged 0-5 years hospitalized at Kenyatta National Hospital. June Jelimo Serem. Nairobi; 2015.
E cituar ne punimin e Doktoratures: НЕСТЕРЕНКО АННА ВИКТОРОВНА. ТУБЕРКУЛЕЗ У БЕРЕМЕННЫХ С РАЗЛИЧНЫМ ВИЧ- СТАТУСОМ: ОСОБЕННОСТИ ТЕЧЕНИЯ И ЭФФЕКТИВНОСТЬ ЛЕЧЕНИЯ. Москва – 2018




