Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovarët preken nga gripi sezonal, infektologu tregon simptomat me të cilat po përballen

Lajme 10/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë qytetarë të Kosovës ditëve të fundit janë duke u përballur me gripin sezonal, i cili për disa prej tyre po jetë goxha i lodhshëm. Vetëm gjatë muajit dhjetor u shënuan me qindra raste në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Për Gazetën Sinjali, infektologu Arben Vishaj ka treguar disa nga simptomat e këtij gripi sezonal.

Ai tha se qytetarët të cilët janë prekur nga ky grip kanë simptomat e lodhjes, plogështisë, kollitjes, temperaturë, rrjedhje nga hundët, dhimbje gjymtyrësh dhe frymëzënie.

I njëjti gjithashtu bëri të ditur se momentalisht në Kosovë dy pacientë janë të infektuar me koronavirus dhe tre të tjerë me grip të derrave, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“I kemi dy pacientë me koronavirus dhe tre me gripin e derrave. Jemi duke pritur rezultatet edhe për disa raste të tjera, që akoma s’janë konfirmuar. Njëri nga pacientët me gripin e derrave ka qenë në gjendje bukur të rëndë dhe është intubuar.”, tha Vishaj për Sinjalin./GazetaShneta/

Artikulli paraprakUji në shishe përmban qindra e mijëra fragmente të vogla plastike
Artikulli i rradhës E mitura u mbyll në një banesë në Kaçanik, dyshohet se u dhunua seksualisht

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.