Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar rreth mbarëvajtjes së punës në Klinikën e Nefrologjisë të QKUK-së përgjatë vitit që lamë pas.
Sipas një njoftimi, ShSKUK ka thënë se nё Klinikën e Nefrologjisё tё QKUK gjatë vitit 2023, janё hospitalizuar 758 pacientё, kurse janё realizuar gjithsej 37 mijë 431 seanca tё Hemodializës, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, ShSKUK ka potencuar se në këtë klinikë janё realizuar 4242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror, 4509 vizita brenda-hospitalore, 1196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 janё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.
“Janë ofruar 60 mijë e 367 shërbime, duke perfshirё edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim penjёve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent. Kjo klinikë ofron shërbim 24-orёsh, nuk ka listё tё pritjes”, përfundon ShSKUK-ja. /Gazeta Shneta/





