Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekja i bën thirrje MSh-së që të reagoj për mbrojtjen e personave të rrezikuar nga gripi i derrit dhe Covid-19

Lajme 11/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Merita Rrahmani përmes një thirrje publike në Facebook për Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se duhet të reagohet për mbrojtjen e kategorive të rrezikuara nga gripi i derrave dhe Covid-19.

“Ajo që më bën kurioze është sjellja e Ministria e Shëndetësisë  apo Oda e Mjekëve të Kosovës në raport me personelin mjekësor dhe fakti që ende nuk kanë reaguar për mbrojtjen e kategorive të ndjeshme si: shtatzënat, personat me sëmundje kronike dhe personat me diagnoza onkologjike.

Nëse raportohet se për një mjek ka 50-80 deri në 100 pacientë me semundje ngjitëse brenda ditës, atëherë cili është rreziku për shëndetin e këtyre personave që njihen si kategori të ndjeshme?”, ka shkruar Rrahmani.

Lexoni reagimin e saj të plotë:

Stafi mjekësor ka bërë betimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë, dhe çdo ditë punojmë dhe kontribuojmë për të përmbushur detyrat tona!  Disa prej nesh njihen ende me nofka si “mjekët e Covid”, dhe disa nga anëtarët e stafit mjekësor kanë mbetur vetëm kujtime, duke lënë pas një bagazh të madh angazhimi në punë dhe jetë.

Sot jemi dëshmitarë të një fluksi të madh personash me grip.  Siç duket, nuk bëhet fjalë vetëm për një lloj gripi, por sipas konfirmimeve nga vetë klinika infektive, bëhet fjalë për viruse si: influenza, covid dhe gripi i derrit.

Ajo që më bën kurioze është sjellja e Ministria e Shëndetësisë  apo Oda e Mjekëve të Kosovës në raport me personelin mjekësor dhe fakti që ende nuk kanë reaguar për mbrojtjen e kategorive të ndjeshme si: shtatzënat, personat me sëmundje kronike dhe personat me diagnoza onkologjike.

Nëse raportohet se për një mjek ka 50-80 deri në 100 pacientë me semundje ngjitëse brenda ditës, atëherë cili është rreziku për shëndetin e këtyre personave që njihen si kategori të ndjeshme?

Pse nuk vlerësohet dhe nuk ka kujdes për personelin shëndetësor apo patjetër duhet të ketë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore, abort apo edhe në raste më të rëndë edhe vdekjen, për të marrë masa adekuate apo lehtësim në punë!?

Shpresoj që kjo thirrje e imja të merret parasysh nga ministria dhe institucionet dhe të merren masat adekuate që të kemi një ambient ku kujdesemi denjësisht për njëri-tjetrin!

Artikulli paraprakSejdiu: Çdo vit nga Kosova largohen mbi 170 mjekë
Artikulli i rradhës QKMF në Ferizaj: 12,953 Radiografi e 5,008 vizita specialistike radiologjike në vitin 2023

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.