Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekë e profesorë universitar obligohen ta deklarojnë pasurinë nga 11 Shkurti, AKK-ja jep detaje

Lajme 12/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Nga data 1 deri më 31 mars 2023, zyrtarët publik në Kosovë do të jenë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK). 

Rreth dhjetë mijë zyrtarë publikë, nisur nga presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave e deri te mijëra zyrtarë të tjerë që kanë pozita udhëheqëse, janë të obliguar të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). 

“Procesi i deklarimit të rregullt vjetor, sipas ligjit, fillon me 1 mars dhe përfundon me 31 mars të secilit vitit kalendarik. Këtë vit, deklarimit të rregullt vjetor pritet t’i nënshtrohen rreth dhjetë mijë (10000) subjekte deklaruese”, thuhet në përgjigjen e tyre 

Këtë vit, ndryshe nga të tjerët këtij procesi do t’i nënshtrohen edhe mjekët e institucioneve shëndetësore sekondare dhe terciare, si dhe për profesorët e universiteteve publike. 

Deklarimin e pasurisë ata do ta bëjnë nga 11 shkurti i këtij viti. 

Numri i saktë nuk dihet ende sipas AAK-së, por pritet të jetë diku rreth 1 mijë. 

“Afati tridhjet ditor i deklarimit të pasurisë për mjekët e institucioneve shëndetësore sekondare dhe terciare, si dhe për profesorët e universiteteve publike fillon me 11 shkurt 2024. Edhe pse në këtë fazë nuk mund ta dimë saktë numrin e përgjithshëm të tyre pritet që të jetë rreth një mijë (1000) subjekte deklaruese”, kanë thënë nga AKK-ja për Front Online. 

Nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), kanë treguar se pasuria e deklaruar e mjekëve dhe profesorëve universitar do të jetë e qasshme për publikun. “Në përputhje me ligjin, regjistrat e pranuar nga këto subjekte deklaruese do të jenë të qasshme për publikun”, thuhet më tej në përgjigje. 

Nga kjo Agjenci kanë thënë se pas deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët, kompletohen të gjitha kategoritë  deklaruese të obliguara ta deklarojnë pasurinë sipas legjislacionit të ri të Agjencisë. 

Agjencia Kundër Korrupsionit ka treguar se janë më shumë se pesë mijë (5000) subjekte deklaruese që kanë deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2023. 

Artikulli paraprakKonkurs i hapur në Spitalin “Isa Grezda” Gjakovë për Vozitës dhe Servuese
Artikulli i rradhës Shtatzënia: Informacione, këshilla dhe rëndësia e testit të shtatzënise

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.