Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Situata epidemiologjike me gripin sezonal, apel për kujdes nga Ministria e Shëndetësisë

Lajme 12/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal për javën e parë të vitit 2024 ka shënuar një aktivitet më të lartë të qarkullimit, duke kaluar pragun epidemik dhe duke treguar një rritje krahasuar me javën paraprake. Ministria e Shëndetësisë apelon për vigjilencë të shtuar nga qytetarët!

Në rast simptomash të gripit, autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të konsultoheni menjëherë me mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së gripit:

  1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni.
  2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët.
  3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
  4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, sidomos vitaminoz, dhe gjumi i mjaftueshëm janë thelbësore.

Grupet më të rrezikuara, përfshirë personelin shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, duhet të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale qysh në fillim të tetorit 2023. Vaksinimi mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për mbrojtjen kundër gripit. Qytetarët inkurajohen të vaksinohen një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.

Artikulli paraprakSHSKUK: Konkurs për pozitën e Mjekut Specialist të Anestezionit në QKUK
Artikulli i rradhës Deklarimi i Pasurisë nga 11 shkurti/ Oda e Mjekëve: Po denigrohen mjekët, është antiligjore e antikushtetuese

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.