Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bajram Bajgora, ka ndarë me ne një vlerësim të situatës së furnizimit me barna të Listës Esenciale nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, ai ka bërë të ditur se furnizimi me barna të kësaj liste lë shumë për të dëshiruar dhe se pergjigjia që ai jep nuk është se dallon shumë nga QKMF-të e tjera.
“Furnizimi me barna të Listës Esenciale nga Ministria e Shëndetësisë sillet rreth 60% ky furnizim është mujor por shpesh dërgojmë edhe kërkesa emergjente për artikujt që posedon stoku farmaceutik dhe deri më tash na janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht”, u shpreh Bajgora.
Drejtori ka specifikuar se, në disa raste, ata janë përballet me mungesën e Kontraceptiveve dhe Anti D-imunoglobulinave nga barnat e Listës Esenciale, por që Ministria e Shëndetësisë nuk është se i ka lënë keq me insulina e vaksina.
“Nga barnat e Listës Esenciale të furnizimit nga Ministria e Shëndetësisë kanë munguar vetëm Kontraceptivët dhe Anti D-imunoglobulina. Por furnizimi me insulina dhe vaksina është sipas planifikimit dhe arrin 100%”, tha drejtori.
Sipas Bajgorës, si QKMF, nuk qëndrojnë keq as me material shpenzues nga Lista Esenciale, duke e cekur se janë mirë të furnizuar, por me raste ka pasur edhe mungesa.
“Në përgjithësi jemi mirë të furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi furnizimi me material shpenzues nga Lista Esenciale arrin në 90%. Sa i përket mungesave, ka ndodhur rrallë të mos ketë furnizim me Jod dhe gaza parafine”, theksoi Bajgora.
Në lidhje me mungesat eventuale të furnizimit, Bajgora ka sqaruar mungesat eventuale të furnizimit nga MSh kompenzohën nga kontrata komunale me OE.
Drejtori Bajgora i pyetur nga Gazeta Shneta se a kanë nevojë për staf shtesë dhe infrastrukturën, ai tha se si QKMF kanë nevojë për resurse humane e gjendja ku ata punojnë është e mirë dhe po punohet ende për përmirësim.
“”Si Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare, ne përballemi kryesisht me nevojën për shtim të resurseve humane për të përballuar shtimin e shërbimeve dhe numrin e kufizuar të të punësuarve, aktualisht 246. Në lidhje me infrastrukturën, nuk jemi në situatë të keqe dhe po vazhdojmë procesin e përmirësimit të vazhdueshëm, duke u mbështetur në përkrahjen komunale dhe donacionet nga donatorët”, tha në fund drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bajram Bajgora./GazetaShneta/




