Dr. Faton Kutllovci, psikiatër dhe drejtor i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK ka dal me një thirrje për institucionet e vendit për të prandaluar rastet e dhunës në shoqëri.
Vrasja mizore të 18-vjeçarit në Podujevë nga dhuna e pamëshirme e dy të rinjve tjerë, ka zgjuar shumë reagime në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Shneta.
Nisur nga ky rast por edhe të tjera që ndodhën javë më parë, psikiatri Faton Kutllovci ka bërë thirrje për reagim institucional në mënyrë që të parandalohen dhe luftohen rastet e dhunës.
“Apeloj tek të gjithë është koha të reagojmë, andaj lus me përkulje te gjithe patriotët e vendit të mblidhemi bashkë: Presidentja, Kryeministri, shoqëria civile, institucionet tona, asociacionet e gazetareve, univerziteti etj, që të niset të mendohet për nje platformë të perbashket për një task forcë e cila do të ndihmonte të parandalojmë e të luftojme të keqen shoqerore! Të shikojmë rrugët se si mund të krijojmë imunitet shoqëror!”, ka shkruar Kutllovci në reagimin e tij.
Lexoni reagimin e plotë:
Është koha të reagojmë të gjithē, është koha të ulemi e ta ndalim të keqen, se ajo po merr permasa të shqetesimit te madh e cila mund të lendojë shoqerine tonë me pasoja të pa riparueshme për një kohë të gjatë.
Si psikater dhe drejtues i një institucioni që 24 orë merret me keto probleme dhe me dhunën poashtu, ndjehem i brengosur thellë hera herës i trishtuar!
Apeloj tek të gjithë është koha të reagojmë, andaj lus me përkulje te gjithe patriotët e vendit të mblidhemi bashkë: Presidentja, Kryeministri, shoqëria civile, institucionet tona, asociacionet e gazetareve, univerziteti etj, që të niset të mendohet për nje platformë të perbashket për një task forcë e cila do të ndihmonte të parandalojmë e të luftojme të keqen shoqerore! Të shikojmë rrugët se si mund të krijojmë imunitet shoqëror!




