Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja nga Podujeva dyshohet se konsumoi preparate kimike nga presioni i burrit që s’kanë fëmijë

Lajme 23/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i rasteve të dhunës në familje kosovare ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të rënda ku viktima zakonisht janë gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Të tilla raste janë edhe më të trishta kur viktimat tentojnë vetëvrasjen si pasojë e dhunës së vazhdueshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i trishtë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Podujevë, ku një grua 31-vjeçare konsumoi preparate kimike, si pasojë e dhunës psikike që bashkëshorti dyshohet se ka ushtruar ndaj saj.

Për pasojë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa rasti më pas është denoncuar edhe në Polici.

Siç mëson Sinjali, motivi që e shtyu gruan drejt këtij veprimi dyshohet se lidhet me presionin që ka pasur sistematikisht nga burri i saj për shkak se të njëjtit akoma nuk kanë fëmijë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i raportimit të rastit, është siguruar prezenca e të dyshuarit, i cili ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, ku ka mohuar se ka ushtruar presion ndaj gruas së tij.

Pas mbledhjes së informacioneve të para të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe inicimin e hetimit për të zbardhur të gjitha rrethanat e asaj që ka ndodhur.

Kujtojmë se mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Artikulli paraprakNoela Trakaniqi e diagnostikuar me tumor ka nevojë në ndihmes financiare për trajtim rreth 200,000 euro në Gjermani
Artikulli i rradhës Kosova me mungesë të asistentëve për personat me aftësi të veçanta

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.