Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar mbrëmë në Pressing të T7, se kryeministri Albin Kurti nuk di ta ndryshojë gjendjen në vend edhe nëse i merr 80 përqind të votave. Sipas Gashit, Kurti nuk ka as program e as njerëz, raporton Express.
Gashi, i cili një kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit, tha se njolla e Kurtit do të mbetet shkatërrimi i kryeqytetit. Ai tha se Kurti po e qeverisë Kosovën, me njerëz që e kanë shkatërruar Prishtinën.
Sipas Gashit, gjendja në vend nuk ka ndryshuar as me Qeverinë Kurti., përveç se “u ndal hajnia”. Ai ka thënë se shëndetësia me ministrin Arben Vitia nuk ka pësuar ndryshime.
“Nuk mundesh ti me prit që ky ta reformon arsimin, me Arbërie Nagavcin. Me Arben Vitinë ti nuk e reformon shëndetësinë. Cilin problem ta identifikoj ky kur e mori shëndetësinë te ambullantat, cilin problem ta identifikoi te spitalet që i ka Kosova edhe tani te QKUK’ja, edhe tani cilin problem ta zgjidhi për këto tri vjet. Cilin problem ta ka zgjidh në arsim. Kurgjë ty s’të ka ndodh në Teatrin kombëtar, kemi ministër të ri të Kulturës, kurgjë s’ka ndryshu. Teatri Kombëtar që tri vjet është mbyllë edhe i mbajnë provat në Bororamiz. Muzeu Kombëtar është në gjendje njësoj. Galeria Kombëtare pothuajse njësoj, Qendra Kinematografike njësoj”, ka deklaruar ai ndër të tjera.




