Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave në KPSH, Vitia arsyetohet me dështimin e tenderëve në MSh

Lajme 24/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur sot për furnizimin e mangët me barna në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor. Ai ka treguar se tenderët për furnizim kanë dështuar dy herë në MSh. Gazeta Shneta ka raportuar për furnizim 20-40 për qind të barnave nëpër QKMF-të e komunave nga MSh.

Vitia, është arsyetuar se asnjë kompani s’ka marrë pjesë në procesin tenderik të 2023-ës, i hapur në muajin qershor kjo për shkak të shumës së vogël që ishte ofruar.

“Nga muaji qershor-korrik mund të gaboj me pak javë ndoshta, kanë dalur shumë procedura tenderike për sigurimin e të gjitha barnave që i siguron ministria e Shëndetësisë, për kujdesin parësor shëndetësore”.

“Fatkeqësisht për arsye të ndryshme, s’ka marrë pjesë asnjë kompani dhe procesi është dashur të përsëritet disa herë. Në muajin shtator, është bërë një plan brenda ministrisë së Shëndetësisë, se për shkak të kostos së ulët të disa produkteve të mblidhen në një llot më shumë produkte në mënyrë që të bëhet më atraktive për kompanitë dhe që të kenë arsye të marrin pjesë në këto llote dhe në këtë tender”, ka sqaruar ai.

Ndërsa, ka shtuar se as ky proces s’ka pasur sukses. “Fatkeqësisht as ajo nuk u zbatua deri në fund. Pas disa diskutimeve që kemi pasur me ekspertët farmaceutik, ka ardhur përfundimi që shuma që ka qenë e parashikuar për blerjen e këtyre barnave nuk ka qenë e mjaftueshme, sepse brenda ministrisë së Shëndetësisë para çdo tenderi janë disa mekanizma kontrollues, disa filtra në mënyrë që kompanitë të mos abuzojnë me çmime”.

Për këtë arsye, sipas ministrit më vonë është marrë vendim që shuma të rritet për furnizimin me barna.

“Këta ekspertë kanë ardhur në përfundim që shuma e alokuar nuk është e mjaftueshme për blerjen e këtyre preparateve, për arsye se kompanitë nuk marrin pjesë, ashtu siç nuk kanë marrë pjesë kjo shumë është rritur për 10%, në gjithë vlerën e kësaj shume për këto produkte dhe tani që po flasim në fillim të janarit, në fund të janarit, në mes të shkurtit, por edhe në fund të shkurtit do të ketë me dhjetra procedura për të gjitha ato barna që kanë munguar në ministri”.

Gazeta Shneta që disa ditë ka raportuar për mungesë furnizimi të barnave nga MSh në Qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna. Nga këto institucione kanë thënë se furnizimi nga MSh nuk e ka tejkaluar 40 për qindëshin.

Artikulli paraprakStudim: Sa më i lartë të jetë niveli i arsimimit, aq më i ulët është rreziku për të vdekur
Artikulli i rradhës Derma Line nën drejtimin e Dr. Artizana Dushit, me ekspertizë dhe licencë ndërkombëtare

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.