Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova pa raste të fruthit, mbi 90% shkalla e vaksinimit

Lajme 25/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë, aktualisht, nuk ka asnjë rast të fruthit, edhe pse numri i rasteve në vende të tjera të Evropës ka qenë në rritje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë se “nuk pritet të ketë ndonjë shpërthim të sëmundjes”, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

“Kosova duhet të vazhdojë ta zbatojë suksesshëm Programin e Zgjeruar të Imunizimit, duke i vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit sikurse deri më tani”, thanë nga IKSHPK-ja.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konfirmojnë se nuk kanë asnjë rast të evidentuar me fruth.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se raste të tilla në këtë institucion nuk ka pasur që tre vjet.

Megjithatë, ai kujton se, vitin e kaluar, është regjistruar një rast i importuar, i cili është izoluar menjëherë.

“Masa më e mirë për parandalimin e fruthit është vaksinimi”, thotë Vishaj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron, po ashtu, se “vaksinimi është mënyra e vetme për t’i mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”.

Vaksina kundër fruthit, e njohur si MMR, jepet në dy doza – e para rreth moshës njëvjeçare dhe e dyta kur fëmija është rreth tre vjeç e katër muajsh.

Nga IKSHPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi 90%.

“Gjatë pandemisë COVID-19 [2020/2021] ka pasur rënie të shkallës së vaksinimit sikurse në shtetet e tjera, por ajo është duke u rikuperuar”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së, pa u dhënë detaje të tjera.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Vaksinimit, shkalla e vaksinimit në vitin 2022 ka qenë 76%, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 87%.

Doktoresha Florina Grezda, e cila punon në këtë qendër, thotë se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, është i kënaqshëm.

“Ka raste sporadike që hezitojnë, mirëpo me një edukim të mirë shëndetësor, duke shpjeguar efektin e vaksinës, ne kemi arritur t’i bindim… Unë mendoj se jemi mirë sa i takon vaksinimit kundër virusit të fruthit”, thotë Grezda

Në opinion kanë qarkulluar teori se vaksina MMR mund ta shkaktojë sëmundjen e autizmit, por institute të ndryshme ndërkombëtare, bazuar në studimet e veta, konfirmojnë se këto teori nuk qëndrojnë.

Elektra Abazi, nënë e një fëmije të moshës dy vjet e gjysmë, thotë se teoritë e tilla kanë ndikuar që ajo ta shtyjë vaksinimin e fëmijës.

“E kam pasur një dyshim të vogël… Djali para një viti ka nisur të flasë shumë mirë dhe ka kundërvepruar shumë mirë, por unë si nënë e kam pasur atë merakun… Kështu që do ta bëjmë [vaksinën]”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Nga të dhënat që arriti t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka 11 raste me fruth, Bosnje e Hercegovina tri, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë asnjë.

Si është situata në Evropë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e fruthit në Evropë, vitin e kaluar, kanë shënuar rritje alarmante për gati 45-fish.

Sipas OBSH-së, rreth 42.200 njerëz janë infektuar në vitin 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022.

OBSH-ja tha se beson se situata është rezultat i më pak fëmijëve të vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë COVID-19.

Të gjitha vendeve në rajonin evropian iu kërkua t’i zbulojnë dhe t’u përgjigjen shpejt rasteve të fruthit, si dhe të vaksinojnë sa më shumë njerëz.

Normat e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MMR ranë nga 96% në vitin 2019 në 93% në vitin 2022 në të gjithë Evropën. Marrja e dozës së dytë, ndërkaq, ra nga 92% në 91%

Sipas OBSH-së, pandemia COVID-19 “ndikoi ndjeshëm në performancën e sistemit të imunizimit në këtë periudhë”.

 

Artikulli paraprakHapet fond për të ndihmuar vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit që u vra në Podujevë
Artikulli i rradhës IKShPK: Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e fruthit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.