Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar sot për fillimin e procedurës së re kirurgjike VATS në sistemin publik.
Kjo metodë mini invazive po zbatohet për herë të parë në kirurgjinë torakale, duke sjellë cilësi në ndërhyrjet operative.
Ndërkohë, rastet e pacientëve nuk do t’i drejtohen më jashtë vendit, duke ulur koston dhe duke siguruar trajtim më efikas brenda sistemit shëndetësor.
Vlera e investimit në pajisje moderne është rreth 250,000 euro, duke zvogluar shpenzimet vjetore për trajtimin jashtë vendit nga 700,000 euro.
Ministri Vitia ka falënderuar stafin dhe veçanërisht Dr. Xhevdet Ademaj për mbështetjen në këtë procedurë inovative./GazetaShneta/




