Shkencëtarja dhe kardiologia Ibadete Bytyçi është përzgjedhur Prof. Ass. në Katedrën e Internos-Kardiologjisë me konkursin për profesor me merita të veçanta.
Bytyçi është vlerësuar lartë dhe është votuar unanimisht nga Senati i Universitetit të Prishtinës para dy ditësh për dhënien e titullit profesor asistent.
Rektori i UP-së Qerim Qerimi ka thënë se Bytyçi është një prej shkencëtareve më të cituara në botë në vitet e fundit në fushën e kardiologjisë.
“Bëhet fjalë për një shkencëtare të respektuar në vendin tonë, zonja Bytyçi sipas njërës prej platforme të rangimeve akademike është një nga shkencëtaret më të cituara në vitet e fundit, rreth 14,500 citime. Ajo ka publikuar si autore e parë ose korrespodente në revistat lidere botërore në fushën e kardiologjisë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Bytyqi ishte refuzuar disa herë nga Fakulteti i Mjekësisë në UP. /Gazeta Shneta/




