Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia e prezantoi si shërbim të ri, ish-drejtori thotë se kjo metodë përdoret nga 2019’ta

Lajme 26/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Kirurgjia Torakale
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dje, i pari i dikasterit të Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi dhe Drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgecin, prezantuan shërbimin e ri në Kirurgjinë Torakale VATS.

Ministri Vitia tha se procedura e re kirurgjike VATS po përdoret për herë të parë në sistemin publik.

Por, duket se kjo nuk është e vërtetë. Pas prezantimit të këtij shërbimi ka reaguar ish-drejtori i Kirurgjisë Torakale Saudin Maliqi.

Maliqi tha se procedura kirurgjike VATS përdoret në Kirurgjinë Torakale në QKUK, që nga viti 2019, atëherë dhe kur ai ishte drejtor i kësaj klinike.

“VATS-in në QKUK ne e kemi blerë në vitin 2019 dhe atëherë ka ardhur Diego Gonzales Rivas, që është një nga inovatorët e VATS-it. Ne e kemi pasur programin e VATS-it që i kemi qu kolegët tanë në trajnim. Unë kam qenë personalisht vet dhe me kolegët e mij në Budapest, Kroaci, Slloveni gjithandej në trajnim. Shikoni protokolin e rasteve, sa raste i kemi bërë me VATS në Torakale. VATS është funksional që nga 2019- ta. Unë se di pse e kanë shti VATS in si procedurë për herë të parë në Kosovë, kur kjo është bërë që nga viti 2019-të”, tha ai për Indeksonline.

Tutje, Maliqi tha se me këtë që bëri Vitia duke e prezantuar si procedurë për herë të parë, e ka bërë një huqje të madhe.

“Po më vjen keq, ky ministri Vitia ia ka huq fort, ama fort. Deklarata e tij, një mjek nuk mund të shkruaj ashtu. Kaq i painformuar është. Thotë VATS për herë të parë. Me ia huq aq shumë me thanë që VATS po përdoret për herë të parë, s’di a ka këshilltar, a ka informatorë, a merr vesh çfarë bëhet aty. Historia ka filluar me herët, unë dhe gjysma e kolegeve dijmë ta perdorim VATS-in, ne jemi trajnuar, ne e kemi pasur programin e VATs-it. Unë e kam aplikuar për herë të parë VATS-in në Kosovë. Por nuk është ndonjë krenari, se njerëzit punojnë me VATS që 10 e 15 vjet me të. Tani po thirren në gjëra që s’ja vlenë të diskutohen “, tha ai.

Edhe ish drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu tha se kjo metodë është përdorë në Kirurgjinë Torakale që nga viti 2019.

“Nuk e kam parë ministrin Vitia çfarë ka thënë, por e di që në 2019 është blerë aparatura VATS dhe janë kryer disa procedura, atëherë ka qenë drejtor Saudin Maliqi dhe e di që janë kryer”, tha ai.

Madje dhe në një postim të Sejdiut në Facebook në vitin 2019, shihet se është bërë prezantimi i pajisjes së njëjtë VATS, si ai që u bë një ditë më parë nga ministri Vitia.

Artikulli paraprakKonfirmohen 6 raste me fruth në Durrës, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni
Artikulli i rradhës Gaza: Zyrtarët shëndetësorë thonë se forcat izraelite kanë rrethuar spitalet

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.