Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi: Ecja me biçikletë për në punë zvogëlon rrezikun e depresionit 

Lajme 30/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët u rekomandojnë më pak ilaçet kundër depresionit njerëzve që shkojnë në punë me biçikletë, ka zbuluar një studim i ri. 

Hulumtimi përfshiu rreth 380,000 njerëz që jetojnë në Skoci dhe studimi tregon se çiklizmi për në punë zvogëlon rrezikun e depresionit dhe ankthit. 

Udhëtimi me biçikletë rezultoi në një reduktim më të madh të recetave të shëndetit mendor për gratë sesa për burrat, sipas një studimi nga Universiteti i Edinburgut, edhe pse burrat kanë më shumë gjasa të çiklojnë 

Studiuesit kombinuan të dhënat nga 378,253 njerëz të moshës 16 deri në 74 vjeç nga regjistrimi skocez i vitit 2011 me të dhënat e recetave nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për pesë vitet e ardhshme. Personat jetojnë dhe punojnë në Edinburg ose Glasgow, jetojnë brenda një milje nga një rrugë biçikletash dhe nuk kishin një recetë për ilaçet kundër depresionit në fillim të studimit. 

Studiuesit zbuluan se 15 për qind më pak receta për depresionin ose ankthin ishin shkruar mes çiklistëve në pesë vitet pas vitit 2011, krahasuar me joçiklistët. 

Udhëheqësi i kërkimit, profesor Chris Dibben, nga Shkolla e Gjeoshkencave të Universitetit të Edinburgut, tha: “Zbulimi ynë se kjo metodë me kosto efektive dhe e qëndrueshme e udhëtimit në punë përmirëson gjithashtu shëndetin mendor dhe sugjeron që politikat për të investuar në rrugët e biçikletave dhe për të inkurajuar udhëtimin aktiv mund të kenë një ndikim të gjerë përfitimesh. Jo vetëm që mund të përmirësojë shëndetin mendor të njerëzve, por gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e ndotjes së mjedisit dhe bllokimit të trafikut”.Albeu 

Artikulli paraprakAlarmojnë shkencëtarët: Sëmundja e drerit zombie vdekjeprurëse, mund të përhapet tek njerëzit
Artikulli i rradhës Donacion nga SHBA për kujdesin parësor shëndetësor në kryeqytet

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.