Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit të Industrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë

Lajme 31/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka prezantuar të martën të gjeturat e hulumtimit “Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit të Industrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë” në tryezën e organizuar me titull “Interferenca e industrisë së duhanit në politikat e kontrollit të duhanit”.

Pjesëmarrës në prezantimin e raportit ishin përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike, shoqëria civile dhe mediet.

Në komunikatë thuhet se ky raport ka shpërfaqur ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit në Udhëzimin Administrativ nr.05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, duke treguar në detaje rastet ku është tentuar që të ketë vonesa në implementimin e UD-së.

Drejtori Ekzekutiv i KADC-së, Shkumbin Spahiu pohoi se industria e duhanit tenton të zbeh perceptimet e zyrtarëve qeveritarë dhe publikut për efektet negative të duhanit duke ekzagjeruar rëndësinë ekonomike të kësaj industrie dhe duke injoruar kostot shëndetësore, mjedisore dhe sociale që shkakton duhani. Spahiu, theksoi që industria e duhanit shfrytëzon odat ekonomike, si Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), për të ndikuar në politikat publike, për të dobësuar dhe penguar zbatimin e politikave të kontrollit të duhanit që mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

“Këto politika shëndetësore bien ndesh me interesat e industrisë së duhanit që synojnë të ruajnë dhe rrisin numrin e duhanpirësve dhe përfitimet ekonomike vetjake të saj”, citohet Spahiu në komunikatë.

Ndërsa përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, tha që industria e duhanit përpiqet të ndërhyjë në të drejtën e qeverive, duke i shpie kështu qeveritë nëpër gjykata. Humolli, tutje tha është momenti i fundit që Kosova të ndërmarrë hapa konkret në drejtim të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Kurse, Faik Hoti, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës theksoi që Kosova vazhdon të përballet me sfida në përparimin e politikave të kontrollit të duhanit për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të industrisë së duhanit. Por Hoti shtoi që numri i duhanpirsëve në Kosova ka rënë dukshëm. Siç tha, vetëm një e katërta e popullsisë në vend është duhanpirëse.

Në anën tjetër, Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Egzon Azemi tha që vetëm gjatë muajit janar janë ndarë 520 gjoba për mos respektim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Sipas tij, prej tash e tutje, gjobat që jepen nga inspektorët sanitarë do të procedohen direkt nga Oda e Përmbarueseve.

Ndërsa, gazetarja Natyra Rushiti gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit, u shpreh që ndërhyrja e industrisë së duhanit ka ndikuar në vonimin e aprovimit të UA-së për Vërejtjet e Kombinuara dhe në vazhdimin e tregtimit të produkteve të duhanit pa paralajmërime të duhura shëndetësore, duke pamundësuar që popullata e Kosovës të informohet në mënyrë më të plotë për rreziqet e konsumimit të duhanit.

Si gjetje e raportit, ishte edhe fakti që industria e duhanit ka tentuar të ndërhyjë edhe në dispozitat kyçe të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, sikur që është rasti i kundërshtimit të nenit që ndalon shfaqjen e produkteve të duhanit në pikat e shitjes dhe rasti i ndikimit tek qeveritë e kaluara për të ndryshuar politikat e tatimeve mbi duhanin, në favor të bizneseve specifike brenda sektorit të duhanit.

Një aspekt tjetër i strategjisë së industrisë për të shpërfaqur një imazh të favorshëm në sytë e publikut është sponsorizimi i ngjarjeve dhe çmimeve për gazetarë, si çmimi “Vangjush Gambeta”.

Njëzëri, të gjitha palët u zotuan se duhet të punojnë më shumë në krijimin e një mjedisi publik të shëndetshëm dhe të mbrojnë politikat e shëndetit publik nga ndërhyrja e industrisë së duhanit. /KP

Artikulli paraprakArrestohet një i dyshuar për trafikim të substancave narkotike
Artikulli i rradhës Mblidhen mjetet e nevojshme për shërimin e Amra Mjekiqit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.