Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hulumtim: Mërzia të bën mirë per shëndetin mendor

Lajme 01/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas hulumtimeve shkencore mërzia përkufizohet si një gjendje e dëshirës për përfshirje në aktivitete që të pëlqejnë pa dashur t’i bësh vërtet. Kështu shpjegon Ismael Santos, ish-basketbollist, tani i trajnuar dhe specializuar në fushën e psikologjisë.

Sipas tij, një problem në tërësi i shoqërisë sot është ai i të qenit në kërkim të kënaqësisë dhe suksesit. Santos e lidh këtë me zhvillimin e teknologjisë që ka bërë të mundur të punuarit nga çdo vend duke bërë shumë të vështirë vendosjen e kufijve personal sepse gjithmonë kërkohet të punohet.

Për të kuptuar se si reagon truri kur ka momente mërzie, janë realizuar disa studime specifike, të cilat kanë dhënë informcione të vlefshme.

Santos ka ndërmarrë një pjesë të studimeve në 2018-ën duke analizuar individë të ndryshëm si subjekte. Secili prej tyre i është nënshtruar skanimit të trurit për të parë aktivitetin dhe ndryshimin në qarkullimin e gjakut teksa shohin video specifike.

Studiuesit dolën në konkluzionin se ka një rritje të aktivitetit në DMN (Default Mode Network), një sistem neuronesh ciklik që aktivizohet kur një individ nuk është në bashkëveprim për të realizuar një detyrë të caktuar, pra është në gjendje pushimi. Kjo zonë neurologjike konsiderohet si “baza e vetes”. Ajo aktivizohet kur mendojmë për veten ose të tjerët dhe kur mendojmë të tashmen dhe të ardhmen. Aktiviteti “DMN” i gjetur te këta pjesëmarrës në studim tregon zinxhirin e reagimeve që shkakton mërzia, por jo arsyet pse shkaktohet.

Po cilat janë të mirat e mërzisë?

Shumë studime e lidhin mërzinë me motivimin për të vendosur qëllime të reja dhe për t’i arritur ato. Mërzia është një mënyrë si truri merr pushhim dhe bëhet gati për të marrë informacione të reja teksa harron të vjetrat.

Ndaj herës tjetër kur të ndihesh i/e mbushur emocionalisht, kujtoji vetes se me mërzinë po i japim trurit mundësinë të qetësohet dhe të bëhet gati për sfida të reja.

Artikulli paraprakStudimi: Ecja me biçikletë për në punë zvogëlon rrezikun e depresionit
Artikulli i rradhës COVID-i afatgjatë shkakton ndryshime në trup në rast të ushtrimeve fizike

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.