Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, e ka punësuar në një pozitë edhe gruan e Ilir Rashitit, avokatit të tij.
Anila Morina Rashiti është punësuar si mjeke e përgjithshme në QKMF të Kamenicës.
Demokracia.com ka siguruar vendimin e Komunës së Kamenicës, ku shihet se Anila Morina Rashiti është e treta me pikë në listën e të pranuarve.

Sipas vendimit, ajo ka siguruar 79 pikë nga testi me shkrim dhe intervista verbale. Dy të pranuarit e tjerë janë Arbër Beqiri dhe Feride Kryeziu.
Në fotografitë e siguruara nga Demokracia.com, avokati Ilir Rashiti dhe bashkëshortja e tij, Anila Morina Rashiti, shihen se kanë shoqëri me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Rahimaj tash po i bën më shumë se dy vite në krye të Kamenicës dhe mandati i tij është përcjellë me skandale e nepotizëm. /Demokracia.com/




