Një akt i rëndësishëm i solidaritetit dhe humanitetit do të zhvillohet për herë të 16-të radhazi në fshatin Ratkoc. Dhurimi vullnetar i gjakut do të organizohet në objektin e shkollës fillore “4 Dëshmorët” të hënën, më 5 shkurt, nga ora 10:00 deri në ora 16:00.
Ky eveniment vjen si një shprehje e përkushtimit ndaj një akti aq human sa dhe jetik për shëndetin publik, , përcjell Gazeta Shneta.
Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë shpëtimtarët e mundësive për shërim dhe mbështetje për ata që janë në nevojë.
Përmes një postimi në facebook ata kanë ftuar të gjithë qytetarët të shëndetshëm që të bashkohen në këtë nismë aq të rëndësishme për komunitetin.
Njoftimi i plotë:




