Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka hapur një zyrë për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinikë, logopedëve dhe ergoterapeutëve.
Donika Shahini Lami, një psikologe me përvojë, është zgjedhur si udhëheqëse e kësaj zyreje.
Zyra do të ofrojë ndihmë dhe asistencë për psikologët klinikë, do të koordinojë edukimin profesional dhe do të bashkëpunojë me njësitë tjera për procedurat e licencimit dhe rilicencimit./GazetaShneta/



