Dje, është zhvilluar një takim ndërmjet Shoqatës “AUTIZMI” në Prishtinë dhe Drejtorisë së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Takimi ka pasuar një prezantim të hollësishëm mbi punën dhe shërbimet e ofruara nga Shoqata “AUTIZMI”, ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku.
Në këtë takim, është arritur një marrëveshje për fillimin e vlerësimit multidisiplinar të fëmijëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Kjo është një hapat e rëndësishëm për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve në komunitet, ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku, përcjell Gazeta Shneta.
Vlerësimi multidisiplinar do të përfshijë një analizë të hollësishme të aftësive të përgjithshme, aftësive komunikative dhe aspekteve psiko-sociale të fëmijëve. Përparësia e këtij vlerësimi është identifikimi i nevojave të tyre dhe marrja e vendimeve të përshtatshme për trajtimin e tyre të ardhshëm.
Ekipi i Shoqatës “AUTIZMI” do të përbëhet nga një grup specialistësh, duke përfshirë psikologë, ergoterapeutë dhe logopedë. Kjo bashkëpunim i ngushtë me stafin shëndetësor të QKMF-së do të sigurojë një vlerësim të shkëlqyeshëm dhe trajtim efikas për fëmijët me nevoja të veçanta.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së fëmijëve me spektrin autistik dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë fushë. Shoqata “AUTIZMI” dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare janë përkushtuar për të kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve në Kosovë./Gazeta Shneta/




