Gjatë mbrëmjes së dielës ku sipas mediave nga një kontakt me energjinë elektrike, mbeti i vdekur kirurgu Halil Tanaj.
Nga kjo ngjarje mbeten të shokuar kolegët e tij të punës, ku edhe përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e Tanaj.
Dy nga kolegët e tij, Naser Plakolli dhe Valon Zejnullahu, kolegë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndanë dhimbjen për vdekjen e shokut të tyre të punës.
Ata lavdëruan lart punën e tij si kirurg dhe profesionist në fushën e mjekësisë.
Reagimi i Naser Plakollit:
“Lajm i trishtë, të shokuar me lajmin se paska ikë nga kjo botë shoku dhe kolegu ynë dr Halil Tanaj. Ne emrin tim dhe në emër të repartit B të Klinikes se kirurgjise abdominale ,ju shprehim ngushllime te thella familjes Tanaj,miqeve dhe mbare kominitetit te mjekeve!”
Reagimi i Valon Zejnullahut:
“U trondita nga lajmi i humbjes së befasishme të kolegut tonë të nderuar në njësinë e Endoskopisë. Dr.Halilit ishte një profesionist i shquar dhe një anëtar i përkushtuar i endoskopise, mungesa e tij do të ndihet në mesin tonë. Në këtë moment të vështirë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e Dr. Halilit dhe të gjithë kolegeve. Si kolegë dhe miq, le të mbështesim njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë dhe le të kujtojmë me respekt kontributin e Dr. Halilit në zhvillimin e endoskopisë.”
/GazetaShneta/




