Në vitin 2023, 18615 pacientë janë hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, duke kaluar një total prej 74325 ditë shërimi.
Operacionet kirurgjike dhe procedurat mjekësore janë përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, me 5290 operacione të ndryshme të kryera, përfshirë kirurgjinë, urologinë, ortopedinë, otorinolaringologjinë, oftalmologjinë, ginekologjinë dhe akusherinë.
Vizitat ambulatore dhe diagnostike kanë qenë intensive, me 108727 vizita ambulatore dhe 30605 vizita diagnostike të realizuara. Përveç kësaj, janë ofruar 24685 vizita të veçanta dhe 38078 shërbime imazherike-radiologjike.
Në aspektin e lindjeve, spitali ka shënuar një numër të konsiderueshëm me 2594 lindje dhe 2622 fëmijë të lindur gjatë vitit 2023.
Në fushën e dializave, spitali ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm, duke kryer 29854 sesione dialize. Me mbi 200 pacientë që marrin shërbime të dializës, spitali mbulon nevojat e qytetarëve, duke përfshirë komunat e Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës.
Edhe pacientë nga Veriu i Shqipërisë dhe Qarku i Kukësit kërkojnë shërbime të dializës në këtë spital.
/GazetaShneta/




