Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Në pesë qytete ka pasur më shumë vdekje se sa lindje

Lajme 14/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në tremujorin e katërt të vitit shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive, ndërsa pati 1 038 lindje më shumë se vdekje. 

Por, normat e lindshmërisë janë më të ulëta me 7.6% shprehet INSTAT, ndërsa merita për shtesën pozitive të popullsisë vjen vetëm si shkak i uljes së vdekshmërisë me 10.5%. 

Ndërkohë, sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt vetëm shtatë qarqe regjistruan rritje natyrore pozitive, ndërsa në pesë të tjera më shumë kishte vdekje se sa lindje. Numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua në qarkun e Korçës, ndërsa të tjerat përfshijnë Gjirokastrën, Beratin, Vlorën dhe Fierin. Shtesa negative në Fier, qarku i dytë më i madh me numër popullsie pas kryeqytetit, jep një alarm të fortë për projeksionet e ardhshme të popullsisë. 

Ndërkohë Tirana dhe Durrësi janë dy qarqet me shtimin më të shpejtë të popullsisë. 

Të dhënat vjetore të INSTAT tregojnë se në të gjithë vendin lindën 22,210 foshnja, me një rënie vjetore 10 % apo rreth 2500 foshnja më pak se një vit më parë. Kjo është rënia më e fortë e lindshmërisë në 30 vitet e fundit. Qarqet me lindshmërinë më të ulët rezultuan Gjirokastra, Kukësi dhe Berati. 

Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni po bën që vendi ynë të plaket me ritme të shpejta. Në 1 janarin e 2023-it në vendin tonë u regjistruan 2.76 milionë njerëz, një reduktim me 15% nga viti 1990. Në qershor të këtij viti pritet të publikohen dhe rezultatet e CENS-it, shkruan TopChannel. 

Artikulli paraprakPsikologët: Vetëvrasjet shmangen duke marrë ndihmën e specialistëve
Artikulli i rradhës I dha ilaçet e gabuara 38-vjeçares, procedohet penalisht farmacistja në Tiranë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.