Në Spitalin e Ferizajt, një alarm ka ngritur për kushtet e paparë të infrastrukturës shëndetësore. Dyshemat dhe dritaret e shkatërruara janë vetëm një pjesë e problematikave që po sfidojnë stafin mjekësor dhe pacientët e spitalit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Selajdin Sallahu, ka bërë apel për veprime të menjëhershme për të adresuar situatën kritike. Sipas tij, mungesa e kushteve të përshtatshme infrastrukturore po rrezikon sigurinë dhe kujdesin për pacientët.
Në të njëjtën kohë, vonesat në ndërtimin e Spitalit Rajonal në Ferizaj kanë shkaktuar shqetësime të mëdha. Përpjekjet për të përmirësuar infrastrukturën shëndetësore në nivel rajonal janë përballur me sfida dhe kritika ndaj Ministrit të Shëndetësisë për mungesën e koordinimit dhe efikasitetit në menaxhimin e projektit.
Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender më vlerë 19 milionë euro, ku punimet parashihen të fillojnë me 5 korrik të këtij viti. Ndërsa në vitin 2011, ishin ndarë 11 milionë.




