Në një njoftim të fundit nga Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), u bë e ditur se organizimi i kongresit të tyre të radhës është në proces. Kongresi me temën “Integrimi Farmaceutik në BE – Sfidat legjislative” pritet të mbahet më 1 dhe 2 Qershor.
Në këtë kontekst, Këshilli Organizativ dhe Këshilli Shkencor i konferencës kanë zhvilluar takimet e para për të përgatitur dhe organizuar këtë aktivitet. Fokusi kryesor i këtij kongresi do të jetë mbi sfidat legjislative në fushën farmaceutike, me një vëmendje të veçantë për ndryshimet legjislative të parapara për këtë vit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në njoftim gjithashtu përmendet se së shpejti do të hapet thirrja për dërgimin e abstrakteve, duke iu dhënë mundësinë pjesëmarrësve të paraqesin temat e tyre për këtë kongres.
OFK ka premtuar të mbajë të gjithë të interesuarit të informuar për procedurat e regjistrimit dhe për cështjet tjera të rëndësishme lidhur me këtë kongres në ditët në vijim.




