Në ditën ndërkombëtare të epilepsisë, Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka mbajtur një aktivitet të veçantë nën organizimin e Drejtoreshës së Infermierisë, Znj. Vlora Shalaj, dhe stafit infermieror. Takimi u fokusua në një gamë të gjerë tema profesionale, duke përfshirë kujdesin infermieror për pacientët me epilepsi, të prezantuar nga infermierja e ambulancave specialistike, Znj. Sanije Kosumi.
Organizimi i këtij takimi synon të arrin disa qëllime të rëndësishme, duke përfshirë:
– Rritjen e ndërgjegjësimit për epilepsinë
– Eleminimin e stereotipeve dhe mbrojtjen nga diskriminimi i personave me epilepsi
– Promovimin e informacioneve dhe mbështetjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje
– Zgjerimin e njohurive publike rreth shkaktuesve, trajtimit dhe menaxhimit të epilepsisë.
Organizatorët janë të përkushtuar që objektivat e tyre të arrihen me rezultate sa më të mira të mundshme, duke ofruar kujdesin më të mirë për pacientët e rajonit të Anamoravës dhe përtej tyre.




