Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ishte nënshtruar një operimi në zemër në Gjermani.
Lidhur me gjendjen shëndetësore detaje ka dhënë motra e saj, Fatmire Musliu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka falënderuar mjekët në Kosovë dhe në Gjermani, ndërsa ka thënë se për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes, deputetja Musliu ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.
“Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje”.
“Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe nga zemra ju urojmë shëndet e gjithë të mirat. Mirupafshim së shpejti në Kosovë”, ka shkruar motra e deputetes.




