Këtë javë ka filluar vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV). Vaksinimi ka nisur për herë të parë, duke filluar me fëmijët e dy shkollave, me rreth 120 vajza të klasave të VI-ta.
Ky proces do të vazhdojë me vaksinimin e të gjitha vajzave të klasave të VI-ta në kryeqytet. Një detaj i rëndësishëm është se nuk ka pasur asnjë nxënës që e ka refuzuar vaksinën, një tregues i ndërgjegjësimit të lartë dhe pranimit të kësaj praktike shëndetësore nga komuniteti, pwrcjell Gazeta Shneta.
Vaksina HPV ofron një mbrojtje efektive ndaj kancerit, duke parandaluar më shumë se 90% të kancerit të ndërlidhur me HPV-në. E disponueshme në Evropë që nga viti 2006, kjo vaksinë është pjesë e kalendarit të vaksinimit në 126 vende të botës.
Kjo është një hap i rëndësishëm për të promovuar shëndetin dhe parandalimin e sëmundjeve në Kosovë, duke siguruar që një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve të mbrohen nga rreziku i kancerit të shkaktuar nga HPV-ja./Gazeta Shneta/




