Në një njoftim nga Izet Sadiku, drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, bëhet e ditur se ka filluar vaksinimi me HPV-vaksinë në Kosovë për herë të parë.
Gjatë kësaj jave, ka filluar procesi i vaksinimit për fëmijët e dy shkollave, me rreth 120 vajza të klasave të VI-ta në qytetin e Prishtinës.
Ky njoftim vjen si rezultat i përpjekjeve për të përfshirë vaksinimin kundër Human Papilloma Virusit në kalendarin e vaksinimit të rregullt në Kosovë. Në veçanti, drejtori i shëndetësisë thekson se nuk ka pasur asnjë refuzim të vaksinës nga ana e nxënësve.
Vaksina kundër HPV-së ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e më shumë se 90% të kancerit të ndërlidhur me këtë virus.
Në Evropë, ajo u bë e disponueshme që në vitin 2006 dhe aktualisht është përfshirë në kalendarin e vaksinimit të rregullt në 126 vende të botës për vajzat./GazetaShneta/




