Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Angiografi i ri për Kardiologjinë: Kamberi dhe Azizi u takuan me përfaqësuesin e një kompanie, Bordi nuk u njoftua për blerjen e tij

Lajme 26/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Kardiologjisë Lulzim Kamberi ka treguar se si ishin takuar tek drejtori me përfaqësuesin e kompanisë “Philips”. Në këtë takim sipas Kamberit ishte diskutuar për angiografin. Për blerjen e kësaj aparature Bordi nuk kishte qenë i njoftuar. Kryesuesi Naim Bardiqi ka thënë se nuk ka logjikë të blihet një angiograf i ri e të përdoret vetëm nga 6 orë në ditë.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar ka mbajtur mbledhjen e radhës të shtunën ku kanë raportuar pesë drejtorë të klinikave të QKUK-së. Në këtë raportim ishte edhe drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Lulzim Kamberi, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë klinikë në shërbimin e kardiologjisë invazive vitin e kaluar janë kryer shërbime rekord me 4050 koronarografi dhe 2459 stentime, por lista e pritjes vazhdon të jetë shumë e gjatë. Janë 1860 pacientë në këtë listë që po presin për koronarografi, derisa në vitin 2022 kanë qenë 2097 pacientë.

Kamberi është pyetur se cilat janë arsyet pse nuk po zvogëlohet numri i pacientëve në listën e pritjes. Ai ka thënë se për më zvogëlu listën e pritjes duhet me shtu numrin e angiografëve, që sipas tij njëjtë ka vepruar Maqedonia Veriore dhe vendet tjera.

Bardiqi ka pyetur nëse blerja e këtyre pajisjeve është në listën e aparaturave të cilat pritet të blihen përmes kredisë me ËBIF. Drejtori Elvir Azizi ka thënë se blerja e angiografit është planifikuar të blihet me buxhetin e SHSKUK-së.

Bardiqi ka reaguar duke thënë se Bordi nuk ka qenë i informuar për blerjen e angiografit. “Edhe një angiograf, që ne nuk e paskemi dit deri tash. Për të blerë edhe një angiograf ne duhet me dit a e sjellë vlerën për para. Një vend që nevojiten 6 mijë shërbime për numrin e banorëve në vit me dy angiografa ekzistues, unë s’kisha me thënë blejeni edhe të tretin. Ndoshta e kishim diskutuar në bord. Por sidoqoftë përdorimi i këtyre aparaturave ekzistuese me dy ndërrime, nëse e multiplikojmë kohën mesatare të një koronarografie dhe një stentimi, e shohim se janë të mjaftueshme. A me marr aparata me nejt aty edhe me përdor minimum, kjo kushton para”, ka thënë Bardiqi.

Pas kësaj fjalën e ka kërkuar Kamberi i cili e ka ndarë një informacion me Bordin. Ai ka thënë se janë takuar së bashku me shefin e sallës dhe drejtorin, me përfaqësuesin e kompanisë “Philips”.

“Philipsi ka qenë me mu, shefin e sallës tek drejtori. Përfaqësuesi i ‘Philipsit’ thotë kështu: Kosova është në dy ekstreme për nga aparatura, një në Neurologji që përdoret më së paku në botë dhe një në Kardiologji që i ka tejkalu të gjitha pritshmëritë që përdoret më së shumti në botë. Ne jemi ata. Nuk mundemi me llogaritë që aparati po rrin, por është stërpërdorur”, ka thënë Kamberi.

Ai është pyetur nga Bardiqi se sa orë punojnë dhe Kamberi ka treguar se në kardiologjinë invazive punohet nga 6 orë sipas Ligjit të Punës.

Bardiqi ka thënë nuk ka asnjë logjikë të blihen tre angiografa dhe të përdoren vetëm nga 6 orë në ditë. Ai ka shtuar se kardiologët invaziv nuk kanë mundësi me i përdor tre angiografa.

Kamberi ka insistuar se duhet të blihet angiografi i ri. Madje për këtë ia ka tërhequr vërejtjen edhe Bordit. “Kryetar unë po ju them se jam i përbetuar me shty përpara kardiologjinë dhe po ua tërheqi vërejtjen. Po ju njoftoj rriteni numrin sepse ka nevojë shumë”, ka thënë Kamberi.

Bardiqi i ka thënë Kamberit se nuk është në pozitën për t’ia tërhequr vërejtjen Bordit. “Nuk mundesh me than po blej angiografi a knej nuk kemi personel. Nuk ka logjik dhe nuk ka nevoj me qenë i fushës për me dit menaxhim. Nuk mund ta pranoj që Bordi nuk ka qenë i njoftuar për këtë investim kapital, nuk muj me aprovu. Duhet një studim i thellë për me thënë na duhet edhe një angiograf. Është kosto, është mirëmbajtje, a ja vlen barra qiranë”, ka deklaruar Bardiqi.

Azizi ndërkohë ka kërkuar që për Klinikën e Kardiologjisë të diskutohet në një takim të veçantë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOrari i kujdestarisë së barnatoreve në Prishtinë
Artikulli i rradhës Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.