Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka njoftuar për një rritje të ndjeshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare XI. Sipas tij, në vitin 2023 është vërejtur një rritje prej 58.48% në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe një rritje prej 21.66% në ofrimin e vizitave shëndetësore në krahasim me vitin 2022.
Në vitin 2022, në Qendrën e Mjekësisë Familjare XI janë ofruar 21,342 vizita dhe 32,187 shërbime shëndetësore, ndërsa në vitin 2023 ky numër ka arritur në 26,963 vizita dhe 51,013 shërbime shëndetësore.



