Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kodra flet për ankesat e pacientëve: Pacientit në QKUK i janë kalbur duart, po presim raportin nga Inspektoriati

Lajme 02/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Neglizhencë e stafit, mos komunikim i duhur mes mjekëve dhe pacientëve, trajtim jo i duhur mjekësor e referim në spitalet private. Këto janë disa nga ankesat e pacientëve, të cilat adresohen tek Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

Drejtori i kësaj organizate Besim Kodra në një intervistë për “Indeksonline”, thotë se ankesat e pacientëve janë të natyrave të ndryshme dhe se të gjitha ato i orientojnë tek institucionet përgjegjëse.

“Në shoqaten e të Drejtave të Pacientëve në vazhdimësi vijnë ankesa nga gjithë Kosova, nga sektori privat dhe ai publik. Ankesat janë të natyrave të ndryshme, duke përfshirë gabime profesionale, shkelje etike, neglizhencë të stafit, mungesë të barnave, referim në spitale private, mito- marrje dhe të tjera. Ne i orientojmë në institucione shëndetësore, Prokurori të Shtetit dhe  tek Inspektorati Shëndetësor. Ankesat më të shpeshta kanë të bëjnë me komunikimin e stafit shëndetësor me pacientët. Është pjesë e  kulturës shëndetësore.  Nga hulumtimet që ne i bëjmë del që pacienti se ka parë fare mjekun e vet gjatë ditës. Është për studim që një njeri me shku tek një mjek me i kërku ndihmë për shëndetin e vet dhe me nxanë me rreh. Kjo flet më së miri për mungesen e besimit në profesionistin shëndetësor”, thotë ai.

Por sipas tij problemi qëndron dhe tek trajtimi i ankesave të pacentëve, pasi që institucionet janë neglizhente. E gjithë kjo sipas tij, ka bërë që jo në pak raste, pacientët  të konfrontohen me stafin mjekësor.

“Problemi qëndron tek fakti i trajtimit të këtyre ankesave. Pasi që dhe institucionet janë neglizhente, sa i përket marrjes së vendimeve ndaj shkelësve. Kjo i dekurajon pacientët, për të paraqitur ankesë dhe për këtë ata janë të gatshëm të konfrontohen vet me stafin, sepse nuk shohin rrugë tjetër për zgjidhje të problemeve që kanë”, thotë ai.

Kodra tregon dhe për një rast i cili ka ndodhur në muajin dhjetor në Klinikën Infektive, e për të cilin thotë se është rasti më i tmerrshëm që ai ka parë.

“E kemi pasur një rast në infektivë dhe po vazhdon të trajtohet. Pamjet që i kemi parë nga fotografitë e  familjarëve kanë qenë vërtetë të tmerrshme. Pacienti pa vetëdije është lidhur me qëllim të mos heqjes së maskës së oksigjenit, ai ka vdekur  gjatë procesit të trajtimit. Ndërkohë nuk i janë zgjidhur duart fare dhe duart kushtimisht iu kanë kalb. Për mua ky rast i tmerrshem ka qenë. Jam i rezervuar të them që ka shkelje apo jo. Por që ka tmerr ajo është evidente. Por po dua ta shoh dhe raportin e Inspektoratit se çfarë po thojnë për këtë rast. Për mua ka qenë prej rasteve më të tmerrshme. Inspektorati ka shku e ka gjetur rastin duke u trajtuar, ka shkuar në afat rekord, po presim raportin ”, tha ai.

Ndërsa thotë se ankesat nga pacientët janë në rritje dhe se ato duhet trajtuar seriozisht.

”Pacientët po gjejnë forma tjera, duke u shmangur nga instiucioni publik dhe duke shkuar në atë privat ose jashtë shtetit. Nuk janë  të rastësishme këto gjëra. Është tendence e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësor,  që të kirjohen sa më shumë burokraci për pacientëtët,  në mënyrë që ata me u bartë në institucionet private”, tha ai./Indeksonline/

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakKurtishi: Për dy muaj 180 raste të reja me kancer në Kosovë
Artikulli i rradhës Trajtimi holistik dhe inovacionet në mjekësinë ayurvedic

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.