Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike sepse kompanisë aktuale i ka skaduar kontrata sot.
Azemi tha se disa herë kanë punuar pa kontrata mirëpo komuna nuk është përgjigjur për pagesa.
“Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë, nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata. Ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve, t’u lehtësojmë vizitat e tyre në QMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë. Andaj ftojë të gjithë punëtorët teknikë në QMF-të e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne”, ka shkruar Azemi në Facebook.



