Klinika e Pediatrisë në QKUK ka pritur gjatë ditës së djeshme një delegacion të lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas një njoftimi të dhënë nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), thuhet se zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK, Osman Hajdari dhe drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Violeta Uka, si dhe stafi i kësaj klinike, kanë mirëpritur një delegacion të lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Gjatë vizitës përfaqësuesit e këtij fondacioni shpërndanë dhurata (veshmbathje), për 100 fëmijë që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë”, theksohet në komunikatë.

Komunikata e plotë nga ShSKUK-ja:
Një delegacion i lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe, vizituan Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK, Osman Hajdari, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Uka, si dhe nga stafi e kësaj klinike.
Gjatë vizitës përfaqësuesit e këtij fondacioni shpërndanë dhurata (veshmbathje), për 100 fëmijë që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë.
Në takim të pranishmit diskutuan për projektet të reja, si dhe për ndihmën që mund t’i ofroj shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për institucionin tonë.
Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që i është bërë për rastet e shtrira në klinikën e Pediatrisë, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe me tutje në infrastrukturë dhe nevoja tjera, sipas kërkesës së Klinikës së Pediatrisë. /Gazeta Shneta/




