Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Izet Sadiku, ka njoftuar se Qendra e Mjekësisë Familjare në Velani ka filluar edhe shërbimin e vaksinimit për qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit.
Sadiku ka thënë se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Velani, ka filluar shërbimi më i ri, ai i vaksnimit për qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit, transmeton Gazeta Shneta.
Mes tjerash, Sadiku thekson se në këtë njësi të mjekësisë familjare janë ofruar 62.165 shërbime dhe vizita mjekësore.
Komunikata e plotë nga Dr. Izet Sadiku:
🏥 Hapet qendra për vaksinim në Velani
📌 Nga sot Qendra e mjekësisë Familajre në Velani ka filluar edhe shërbimin e vaksinimit për qytetarët e kësaj pjese të kryqytetit.
🎯Kjo qender ka ofruar 62.165 shërbime dhe vizita mjekësore,
👩⚕️👨⚕️22368 vizita mjekësore,
🌡️ 20548 shërbime laboratorike,
🦷2548 shërbime stomatologjike,
🙌Faleminderit stafit mjekësor për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdushëm për të ofruar shërbime cilësore.




