Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët me peticion kundër deklarimit të pasurisë: Po shantazhohemi dhe stigmatizohemi

Lajme 07/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një peticion kundër deklarimit të pasurisë është shpërndarë sot në klinikat e QKUK-së. Në këtë peticion deklarimi i pasurisë për mjekët në nivelin dytësor dhe tretësor po konsiderohet si shantazhues dhe stigmatizues.

Një peticion kundër deklarimit të pasurisë për specialistët e nivelit dytësor dhe tretësor është shpërndarë sot në klinikat e Qendrës Klinikës Universitare të Kosovës. Përmes këtij peticioni, mjekët po kërkojnë të mos zbatohet Neni 5, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë, shkruan Gazeta Shneta.

Ky ligj ka hyrë në fuqi që nga 11 shkurti dhe i njëjti i obligon mjekët specialistë të spitaleve të nivelit dytësor dhe tretësor të sektorit publik që të deklarojnë pasurinë.

Në dokumentin e peticionit të cilin e ka siguruar Gazeta Shneta, thuhet se mjekët me këtë dispozitë janë trajtuar në mënyrë të pabarabartë meqë i njëjti nuk i obligon edhe mjëkt e nivelit parësor, si dhe profesionistët tjerë si farmacistët, stomatologët dhe të tjerët.

“Zgjerimi pa kriter i kategorive të reja nuk parandalon asgjë, por ka për qëllim shantazhimin e një kategorie të caktuar, ku nuk është qëllimi i deklarimit të pasurisë por stigmatizimi i një kategorie të caktuar të shoqërisë. Në këtë rast mjekëve specialistë dhe profesorëve universitar si kategoria më e shkolluar që është shtyllë e fortë e shtetit”, thuhet ndër të tjera në këtë peticion.

Në dokument theksohet se ky “diskriminim dhe linçim i kontribuon edhe më shumë ikjes së profesionistëve shëndetësor nga vendi”.

Mjekët e nënshkruar në këtë peticion kanë renditur edhe disa kërkesa. Ndër to është ndryshimi i dispozitës e cila i obligon mjekët që të deklarojnë pasurinë, si dhe konsultimin me komunitetin mjekësor lidhur me rregullimin ligjor të statusit të profesionistëve shëndetësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPacienti gjerman është vaksinuar kundër COVID-19, 217 herë
Artikulli i rradhës Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.