Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kaq mjekë dhe profesorë e deklaruan pasurinë në AKK, Buleshkaj jep detaje

Lajme 13/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e mjekëve dhe profesorëve i janë përgjigjur pozitivisht obligimit ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kështu thotë drejtori i AKK-së, Yll Buleshakaj në një intervistë për KosovaPress derisa potencon se rreth 2 mijë e 100 mjekë dhe profesorë kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda periudhës së rregullt kohore, e cila filloi me 12 shkurt dhe përfundoi dje me 12 mars.

Ndërkaq, Buleshkaj tregon se vetëm 90 persona nga këto dy kategori nuk kanë bërë ende deklarimin e pasurisë. Ai shton se këto ditë janë në proces të pastrimit të listës, për të parë nëse dikush prej mjekëve dhe profesorëve që nuk iu janë përgjigjur thirrjes, është në mesin e atyre që e kanë deklaruar pasurinë, por si pjesë të një detyre tjetër të tyre.

Buleshkaj për KosovaPress thotë se pas përfundimit të pastrimit të listës, janë të obliguar të shqiptojnë një gjobë prej 30 për qind të pagës së tyre mujore për secilin që është vonuar.

Përveç kësaj, ai tregon se të njëjtëve u jepet një afat shtesë prej 15 ditëve për ta kryer këtë obligim dhe nëse nuk e bëjnë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mënyrë automatike do të përgatisë kallëzime penale dhe do t’i dërgojë ato në prokurorinë e shtetit.

Ndërkaq, është raportuar në media se mbi 300 mjekë kanë nënshkruar një peticion dhe e kanë dërguar tek Institucioni i Avokatit të Popullit për të kundërshtuar vendimin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Lidhur me këtë, drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj thotë se është e drejtë e secilit që të dërgojë raste tek Avokati i Popullit, porse sipas tij deklarimi i pasurisë nuk shkel të drejtë të njeriut, sepse nuk është në kundërshtim me parimet bazë të njeriut.

Ai shton se ka plotë kategori të cilët paguhen më pak se mjekët dhe profesorët, e të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë.

Ndërkaq, më 1 mars ka filluar edhe deklarimi i rregullt i pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë që e kanë kryer këtë obligim edhe vitin e kaluar.

Buleshkaj thekson se nga 10 mijë zyrtarë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, deri më tani mbi 1 mijë të tillë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes.

Për këtë, Buleshkaj thotë se po ndodhë për herë të parë, që deklarimi i pasurisë të bëhet në fillim të afatit, ngase sipas tij trendi ishte që deklarimi të bëhej në fund të periudhës së caktuar.

Mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë në Kosovë për herë të parë kanë qenë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili ka përfundua dje më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, kanë qenë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor. /Z. Zeneli/

 

Artikulli paraprakSpitali i Pejës kryen 15 operime të ndërlikuara brenda ditës
Artikulli i rradhës Mijëra mjekë gjerman lënë punën për shkak të pagave të ulëta

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.