Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Osmani në Javën e Gruas: Sukses të garantuar kemi vetëm kur vajzat e gratë janë prezente

Lajme 20/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur të mërkurën adresimin “Avansimi i lidershipit gjithëpërfshirës si domosdoshmëri strategjike në adresimin e sfidave të shekullit 21”, në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se udhëheqja gjithëpërfshirëse është një burim force dhe një mjet që mundëson transformimin pozitiv të shoqërive tona.

Ajo ka theksuar se ku do që ka gjithpërshirje ka mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë.

E para e shtetit, theksoi se dita ditës po kuptojmë se mund të kemi sukses të garantuar vetëm kur vajzat dhe gratë janë prezente.

“Përgjatë historisë së njerëzimit shoqëritë kanë bërë përparim vetëm atëherë kur kanë përfaqësuar diversitetin dhe kanë fuqizuar gjithsecilin zë. Për të mirën e përbashkët kudo që ka udhëheqje gjithëpërfshirëse aty ka përparim, ka mirëqenie dhe demokracia lulëzon. Dita ditës ne kuptojmë se mund të kemi sukses të garantuar qoftë në udhëheqjen e shtetit apo në organizimin në komunitet, atëherë kur vajzat dhe gratë janë prezente. Atëherë kur ato përfshihen, atëherë kur ato kanë rol aktiv, atëherë kur atyre iu dëgjohet zëri dhe atëherë kur edhe ato marrin vendime”, tha Osmani.

Sipas saj, kur gratë e vajzat përjashtohen nga proceset vendimmarrëse kufizohet aftësia kolektive e gjithë shoqërisë.

“Kur i përjashtojmë vajzat dhe gratë nga proceset e vendimmarrjes, kur margjinalizojmë grupet e caktuara duke u bazuar në racë, gjini, fe e karakteristika të tjera, ne e kufizojmë aftësinë tonë kolektive, e kufizojmë shoqërinë tonë në tërësi. Pra kufizojmë aftësitë tona të përbashkëta”, tha tutje Osmani.

Pranvera Lipovica, drejtore e Programit, NDI Kosovë, tha se gjithëpërfshirja e grave dhe komuniteteve në procese vendimmarrëse e rrit besueshmërinë dhe legjitimitetin e institucioneve.

“Përfshirja e grave dhe komuniteteve të nënpërfaqësura në procese vendimmarrëse e rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve”, tha ajo.

Artikulli paraprakFinlanda mbetet vendi më i lumtur në Tokë, Kosova e 29-ta
Artikulli i rradhës U operua për herë të tretë pas diagnostifikimit me tumor, Adriana Matoshi zbulon gjendjen e saj shëndetësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.