Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetja Kollçaku thirrje pacientëve: Denonconi sjelljen arrogante dhe keqpërdorimin zyrtar

Lajme 22/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarja e komisionit për Shëndetësi Fatmire Kollçaku iu ka bërë thirrje pacientëve që t’i denoncojnë sjelljet arrogante dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga zyrtarët e institucioneve shëndetësore.

Kollçaku ka thënë se pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, më e pakta që meritojnë është empatia dhe kujdesi i duhur. Mirëpo sipas saj ata po i nënshtrohen edhe arrogancës së individëve në sistemin shëndetësor që sipas saj e shohin veten si të paprekshëm, transmeton Gazeta Shneta.

“Prandaj, denonconi çdo rast të tillë. Vetëm ashtu i jepet fund dukurisë së keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sepse njeri i mirë, me zor nuk bëhesh. Por të respekton vendin e punës dhe pacientët, e ke obligim”, ka shkruar deputetja.

Lexoni shkrimin e saj të plotë:

Pacientët që ballafaqohen me sëmundje të rënda, për shkak të cilave detyrohen të frekuentojnë shumë shpesh institucionet shëndetësore, qoftë për trajtim apo ekzaminime, më e pakta që meritojnë është kujdesi i duhur dhe empatia nga ata që i trajtojnë.

Ankthi me të cilin ballafaqohen sa herë që i nënshtrohen ekzaminimeve, në pritje të rezultatit, është e qartë që vështirë mund ta kuptonte dikush që nuk është në lëkurën e tyre.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ata së paku mos t’i nënshtrohen arrogancës së individëve në sistem që e shohin vetën si të paprekshëm, dhe si dikush që i lejohet të mos komunikojë me pacientët lidhur me shqetësimet dhe nevojat e tyre kur bëhet fjalë për trupin dhe jetën e tyre.

Ekziston Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e pacientëve, për të cilin shihet që kanë pak njohuri qytetarët dhe profesionistët shëndetësorë. Ju ftoj ta lexoni, për të kuptuar obligimet që burojnë nga ai.

Kërkohet respekt i dyanshëm, patjetër.

Mirëpo, po e ritheksoj,  ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda, janë mjaftueshëm të traumatizuar që të lejohet që dikush nga stafi t’i ritraumatizoj duke i konsideruar si të pavlerë, apo edhe si objekt nga i cili preferohet heshtje.

Prandaj, denonconi çdo rast të tillë. Vetëm ashtu i jepet fund dukurisë së keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sepse njeri i mirë, me zor nuk bëhesh. Por të respekton vendin e punës dhe pacientët, e ke obligim.

Në fund respekt për ata kolegë, profesionistë shëndetësorë, që megjithatë përbëjnë shumicën dhe të cilët i qëndrojnë besnik Betimit të Hopoktatit.

Artikulli paraprakSa operacione kryen kirurgët plastik në QKUK vitin e kaluar
Artikulli i rradhës “Pa të s’ka jetë”, Dita Botërore e Ujit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.