Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punimet për vendosjen e liftit të ri vështirësojnë lëvizjen e pacientëve në Neurologji

Lajme 26/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendosja e liftit të ri e ka vështirësuar lëvizjen e pacientëve në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Prej më shumë se një javë Klinika e Neurologjisë në QKUK ka mbetur pa lift. Kjo për faktin se aty po vendoset një ashensor i ri, për shkak të problemeve të shpeshta me të vjetrin, shkruan Gazeta Shneta.

“Lidhur me interesimin për situatën me ashensor në Klinikën e Neurologjisë ju njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të shpeshta dhe vështirësive në mirëmbajtje të këtij ashensori i cili është mjaftë i vjetër në koordinim me drejtorinë e SHSKUK-së dhe QKUK-së është vendosur që ky ashensorë duhet të zëvendësohet me një të ri. Andaj para disa ditësh kanë filluar punimet për vendosjen e ashensorit të ri e cila punë duhet të kryhet mbrenda një muaji”, ka deklaruar drejtori i Klinikës Dr. Edmond Komoni.

Kjo ka bërë që lëvizja e pacientëve në katin e dytë të ndërtesës të vështirësohet për shkak të gjendjes së pacientëve.

Drejtori i Klinikës Dr. Edmond Komoni i ka thënë Gazetës se po tentojnë maksimalisht që pacientët me vështirësi në lëvizje t’i vendosin në përdhesë.

“Për këtë situatë ne kemi marr masa dhe jemi duke u munduar maksimalisht që pacientët më të rëndë me vështirvsi në lëvizje ti mbajmë në katin e parë (përdhesë) kurse ata më të lëvizshëm to bartim përkes shkallëve në katin e dytë. Mund të ketë ndonjë përjashtim për shkak se edhe kapacitetet e katit të parë janë të kufizuara (14 shtretër). Prandaj edhe kërkojmë mirëkuptim nga pacientët dhe familjarët sepse jemi duke e vendosur një ashensorë të ri i cili do të jetë në shërbim dhe ndihëm të të gjithëve”, ka deklaruar Komoni. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKoreja e Jugut do të ndërmarrë hapat përfundimtarë për të pezulluar licencat e mjekëve duke filluar nga java e ardhshme
Artikulli i rradhës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon gatishmëri nga institucionet dhe fermerët për parandalimin e sëmundjes “Mortaja Afrikane e Derrit”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.