Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KFOR: Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veri

Lajme 28/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një përgjigje me shkrim KFOR-i, tha se nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

”Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është një ent i veçantë nga KFOR-i – vazhdon mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimit, në përputhje me emergjencën civile origjinale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR ndër tjera ka shtuar se çdo dislokim i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe për këtë kërkon respektimin nga institucionet e Kosovës.

”Ne mirëpresim institucionet në Kosovë për respektimin e vazhdueshëm të këtij angazhimi. Ne presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në pgjigjen e KFOR-it.

Tutje KFOR ka thënë se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, EULEX-in, OKB-në, OSBE-në dhe trupin diplomatik.

Të kundërtën e kësaj që KFOR-i tha në RTV21 Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ka deklaruar se ushtarët tanë kanë qenë nër veri të vendit për aktivitet e ndryshme që janë mbajtur.

”Kemi pasur aktivitete bashkë në pjesën e veriut, nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë atje”, tha ndër tjera Syla.

Artikulli paraprakMarrja e ibuprofenit mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjeve të rënda – dhe të shkaktojë vrima në zorrët tuaja
Artikulli i rradhës Krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë, policia e arreston njërin nga të plagosurit që po trajtohej në QKUK

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.