Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moti për këtë javë, të martën reshje lokale dhe erëra të forta

Lajme 02/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prilli ka nisur me temperatura mjaft të larta apo thuajse verore, të cilat po arrijnë deri në 27 apo 28°C në shkallë vendi, kjo si pasojë e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Nën këto kushte kemi mot me diell dhe vranësira të nivelit të lartë, e bashkë me to edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian.

Nga dita e martë, specifikisht gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër. Po ashtu, do të ketë edhe erëra mjaft të forta, ku nuk përjashtohet mundësia për dëme materiale.

Kalimi i frontit do t’i largojë edhe grimcat e pluhurit Saharian.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës: zona veriore, verilindore, lindore dhe ajo disi qëndrore. Temperaturat do të pësojnë ulje dhe do të jenë rreth vlarave mesatare, rreth 20°C.Të mërkurën dhe të enjten, moti do të nisë me diell e vranësira të pakta por mëngjesi do të jetë i ftohtë, sidomos të mërkurën. Gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat të enjten mund të gjenerojnë edhe reshje të izoluara shiu. Temperaturat gjatë ditës do të mbesin pak a shumë konstante me ato të së martës.

Nga dita e premte e në fundjavë, pritet sërish të ketë fuqizim të masave të ngrohta nga Afrika veriore, temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme nga dita në ditë, të cilat të dielën parashihet të arrijnë deri në 28°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila vetëm të martën parashihet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale. Në ditët tjera era do fryjë me intensitet të lehtë dhe mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 28°C.

Artikulli paraprakKanabisi legalizohet për të rriturit në Gjermani, Dr. Krasniqi tregon për efektet e tij
Artikulli i rradhës Zyra e kryeministrit mban konferencë në Ditën Botërore të Autizmit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.