Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë bëjnë hapjen e punimeve të Kongresit të II-të Ndërkombëtar

Lajme 05/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë sot (e premte) bënë hapjen e punimeve të Kongresit të II-të Ndërkombëtar të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, me moton “Roli, rëndësia dhe sfidat në avancimin e praktikave profesionale të profesionistëve shëndetësorë”.

Kryetarja e Odës së Infermiereve, Nexhmije Gori, për EO ka thënë se për këtë organizim ka interesim të madh për pjesëmarrje edhe nga rajon e bota. Gori ka shtuar se me pjesëmarrje fizike do të jenë mbi 1000 mysafirë, e mbi 10 mijë të tjerë do ta përcjellin online këtë kongrese.

Ajo ka thënë pjesëmarrës nga vendet e huaja që do të marrin pjesë janë nga Amerika, Finlanda, Italia, Turqia, Zvicra, Sllovenia, Maqedonia, Presheva dhe Shqipëria.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë do ta bëje hapjen solemne të kongresit të dytë ndërkombëtarë me moton “Roli, rëndësia dhe sfidat në avancimin e praktikave profesionale të profesionistëve shëndetësorë”. Në hapje do të ketë një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, kësaj radhe kemi jashtëzakonisht interesim të madh edhe nga rajoni edhe bota”.

“Pjesëmarrës fizik i kemi deri 1000 ndërsa pjesa më e madhe është deri në 10 mijë përcjellja e kongresit do të bëhet edhe në mënyrë online për arsyeje se është një numër mjaft i madh i anëtareve dhe sigurisht që duke parë numrin kaq të madh të anëtareve të Odës nuk kemi mundësi që të gjithë të i vendosim në një vend për ta përcjellur atë. Kësaj radhe ja kemi mundësuar të gjithë anëtareve tanë ta përcjellin edhe online dhe përveç kësaj për herë të parë është duke organizuar një kongres me pjesëmarrje pa pagesë për të gjithë anëtaret e Odës infermierët mamive dhe profesionistëve shëndetësor”.

“Numri i pjesëmarrësve nga vendet është një numër të konsiderueshëm kemi pjesëmarrës nga Amerika, Finlanda, Italia, Turqia, Zvicra, Sllovenia, Maqedonia, Presheva dhe një numër i konsiderueshëm nga Shqipëria, Urdhëri Infermierisë, Fakulteti i Tiranës nga Fakulteti i Shkodrës dhe nga Elbasani dhe gjithë Shqipëria”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se qëllimi i këtij kongresi është që të avancojmë sa më shumë anëtarët e Odës në avancimin e profesionit të tyre me fokus të veçant të pacienti.

“Ne jemi një organizatë profesionale dhe sigurisht që edhe kongresi e ka këtë moto dhe këtë qëllim që të avancojmë sa më shumë anëtarët tanë në avancimin e profesionit të tyre me fokus të veçanta të pacientin përball të cilën e kemi çdo ditë, dhe duke pasur parasysh trendët në zhvillim edhe teknologjinë ne do të ndajmë përvoja të ndryshme hulumtime të ndryshme edhe me koleg të tjerë nga rajoni dhe bota po edhe punime dhe prezantime nga vendi jonë”, ka thënë Gori.

Artikulli paraprakZbulohet mekanizmi biologjik që mund të çojë në trajtime të reja për çrregullimet neurologjike dhe kanceret
Artikulli i rradhës Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.